Drejtori i burgut të Fushë Krujës dërgohet në Itali për kurim
Lajmifundit
/
21 Janar 2015, 11:13
Aktualitet
Drejtori i Burgut të Fushë Krujës Arben Suloj është dërguar drejt Italisë për një mjekim më të specializuar. Suloj është dërguar në vendin fqinj që në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa më herët kishte kryer disa ndërhyrje kirurgjikale. Suloj ra pre e një atentati me eksploziv në automjetin me të cilin udhëtonte. Ngjarja ndodhi në zonën e Portit në qytetin e Durrësit dhe si pasojë Suloj mbeti i plagosur.