Një çift që deri tani ka thënë “Pranoj” 66 herë, po përgatitet të shtojë edhe Zelandën e Re në listën e tyre të dasmës, duke pretenduar se tashmë e kanë gjetur vendin perfekt.
Alex Pelling dhe Lisa Gant nga Manchester kanë ndërmarr këtë nismë në 3 vite e gjysmë dhe tani po përgatiten të udhëtojnë drejt Zelandës së Re për tu martuar sërish më 28 janar.
Çifti me shpirt aventuresk ka pasur një ceremoni martesore në çdo vend që ka shëtitur në botë, por thotë se ende nuk e ka bërë ceremoninë perfektë.
Ceremonitë martesore janë zhvilluar sipas traditave të vendit ku e kanë mbajtur atë.