Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Audi Q7 mahnit me formën e papritur

audiq7Në Panairin automobilave në Detroit është prezantuar Audi Q7 i ri por ai nuk ka mahnitur me pamjen e vet, ndërsa Audi Q7 pick-up ndoshta do ta përmirësojë përshtypjen.

Natyrisht kjo është vetëm ide e një dizajnuesi, e mbetet për t’u parë nëse në vetë në Audi mendohet për diçka ngjashëm.

Sido që të jetë, Q7 pick-up ka qenë i ndërtuar në platformën MLB, ndërsa gama e motorit mund të jenë dizeli 3.0 TDI me 272 kuaj fuqi dhe 3.0 TDI me 218 kuaj fuqi si dhe me motorë benzine 3.0 TFSI me 333 kuaj fuqi dhe 2.0 TFSI me 252 kuaj fuqi.

Interesant pa dyshim do të ishte edhe Audi Q7 pick-up e-tron quattro plug-in hybrid i cili do të dispononte forcë të kombinuar 275 kW/373 kuaj fuqi (kombinim 3.0L TDI dizel, elektromotor nga 94 kW, bateri litium-jonike 17.3 kWh, marsh lëvizës quatto dhe ndërrues shpejtësi e tetë shkallësh tiptronic).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet