Arrestohet ish-Mis Turqia. Bukuroshja Merve Buyuksarac, është arrestuar nga policia turke pasi postoi një poemë satirike në rrjetin social “Facebook”.
Vargjet e poemës kritikonin presidentin Rexhep Taip Erdogan. Arrestimi modeles 26-vjeçare ka ardhur pas kritikave të ashpra që kreu i shtetit Erdogan adresoi për mediat opozitare në Turqi.
Prokurori e ka pyetur bukuroshen Buyuksarac për qëndrimet e saj dhe mësohet se ish-missi ka thënë se atë poezi e ka marrë nga revista e përjavshme satirike “Uykusuz”.
“E shpërndava atë pasi më dukej argëtuese. Nuk kisha ndërmend të fyeja presidentin Rexhep Tajip Erdogan”, ka thënë e arrestuara.
Gjyqtari vendosi lirimin pa kushte për 26-vjeçaren, e cila do të përballet me një tjetër seancë gjyqësore gjatë këtij viti për rastin në fjalë.
Zyrtarisht Turqia njihet si shtet laik, por 99.8 për qind e popullsisë janë regjistruar si myslimanë.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem