Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

4 vjet nga tragjedia e 21 Janarit, mungon drejtësia

21 janariSot shënohet 4 vjetori i tragjedisë së 21 Janarit 2011 kur gjatë protestës të organizuar nga opozita u vranë katër demonstrues në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë. Edhe pas katër vitesh, familjarët e viktimave thonë se drejtësia nuk dha drejtësi dhe përveç dhimbjes së humbjes ndihen të dëshpëruar, por thonë se nuk do heqin dorë derisa vrasësit të vihen para drejtësisë.

“Ne jemi të dëshpëruar sepse drejtësia për këtë çështje nuk funksionoi. Humbëm besimin te drejtësia sepse vrasjet e kryera më 21 janar ishin politike” thotë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri prej katër personave të ekzekutuar më 21 janar në një intervistë telefonike për “Ditë e Re” në Ora Neës.

Sipas tij, opozita e sotme është mësuar ta kthejë gjakun në mall, ka ndërhyrë në drejtësi. “Është e vështirë se ka kaluar kohë e gjatë. Po shpërsojmë që maxhoranca do të gjejë rrugë ligjore të hetojë çështjen dhe vrasësit të shkojnë drejt drejtësisë. . Unë nuk jam dakord me pesimizmin pasi ne vetë do gjejmë rrugën edhe Europa do të ndërhyjë. Në takimin që zhvilluam me eurodeputetin Knut Fleckenstein na premtoi se në PE do të ngrihet si çështje e do i bëjmë një rezolutë për të hetuar cështjen me objektiviteti ashtu sic ka kërkuar Europa”, u shpreh Nika.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet