Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

21 Janari, Felaj: Drejtësia ta zbardhë ose do përdorim një formë alternative

felajMinistrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi se katër vjet më pas, drejtësia për 21 Janarin ende mungon. “Drejtësinë e kërkojnë jo vetëm familjarët e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut, por e kërkon çdo shqiptar që katër vjet më parë ishte dëshmitar i krimit shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm, në Bulevardin qendror të Tiranës. Kush mendon sot se krimi i 21 Janarit është një çështje e mbyllur, që thjesht mund të endet në kalendat e drejtësisë shqiptare, gabon. Gabon rëndë”, theksoi Felaj.

Sipas saj, 21 Janarin kjo qeveri nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar deri sa të vendoset drejtësi e plotë. Pasi 21 Janarin nuk e harron dot asnjë shqiptar. “Nëse krimi shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm po vonon të zbardhet nga drejtësia, ne, pasi kanë kaluar plot katër vjet, i bëjmë thirrje drejtësisë të veprojë. Por nëse drejtësia do të vazhdojë ta vonojë drejtësinë që 21 Janari meriton, shqiptarët të jenë të sigurt se një mekanizëm alternativ do ta vendosë në shinat e duhura drejtësinë shqiptare sa i takon kësaj çështje. Qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, për të pajisur me pension të veçantë familjarët e të vrarëve të 21 Janarit. Ky është hapi i parë ligjor përmes të cilit shteti shqiptar merr përsipër përgjegjësinë e plotë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë, në bulevardin kryesor të Tiranës. Por ky është vetëm hapi i parë drejt një drejtësie të plotë që duhet të nxjerrë përpara ligjit urdhëruesit dhe ekzekutuesit e katër vrasjeve, me radhë, një e nga një”, insistoi Felaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
3 Comments
  1. o shtet shk says

    Vet i vran vet do gjejn drejtesin ju robt 4 vjet po te kishit dasht drejtsin vet e kini ne dore pse nuk thoni se kush i vrau? Jo se me dhimben ata që u vran se vet u ka henger me shku per 300 mie lek te vjetra dhe ju si qeveri.

  2. shaban says

    Ju mendoni se duke i shpallur deshmor apo duke u lidhur nje pension per lemoshe e vendoset drejtesine ne vend.me vjen keq per familjaret e tyre se jane nevojtare por u them te mos mashtrohen per 2 leke por te kerkojne drejtesi.

  3. Taras Bulba says

    Shaban me vjen keq qe thua se edhte nje lemoshe, ato familje duhen te perktahen me te gjitha menyrat se nuk kane asgje per te jetuar, ato familje po kerkojne drejtesi dhe nuk po mashtrohen me dy leke qe thua ti , por ne duhet te ngrihemi te gjithe dhe te qerojme te gjithe Gjin Gjonat e Kryekriminelit Sali Lulzime Berisha Basha

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet