Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

11-vjecarja i dërgon letër dashurie djalit, ja përgjigja e tij

letraaaaNje pyetje per te cilen vuajne shume te rritura. “A të pëlqej unë?”. Kjo ka qene pyetja që një 11-vjeçare i drejtoi një djali.

Ajo listoi edhe dy opsionet: “Po” dhe “Jo”. Përgjigja që mori ishte më tepër sesa një fjalë.

I preferuari i saj i ktheu një përgjigje, duke i treguar se ndonjëherë, një pyetje e thjeshtë, nuk mund të marrë një përgjigje po të thjeshtë.

“Nuk e di. Nuk njoh ende as veten time. Plus, kam shumë stres në shtëpi, ndaj s’mund ta di”, ishte përgjigja e tij, poshtë së cilës shtoi një post scriptum: “Nuk njihet vetja para moshës 18 vjeç”.

Kjo 11-vjeçare ka nevojë për pak “kërkim shpirtëror”. Ndoshta duhet të zhvendoset në një qytet më të madh, pastaj të rrijë një vit në fshat. Pastaj të shohë botën. Të bëjë punë vullnetare dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Të kërcejë. Të shohë oqeanin. Pastaj mund t’i japë përgjigje pyetjes me një “po” ose “jo”.

Mirëpo, vërtet e njohim veten kur bëhemi 18? Nuk dihet kjo. Por ky djalë i shkollës 9-vjeçare e ka bërë edhe Kamynë të duket si Robert Stine. /cosmopolitan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet