Simeone bën deklaratë të rëndë për Real Madridin

Sport

simeone14Diego Pablo Simeone i ka premtuar besnikëri të përjetshme Atletico Madridit duke thënë në një intervistë për fifa.com se kurrë nuk do të bëhet trajner i Real Madridit.

“Nëse do të nënshkruaja një kontratë me Realin në të bardhë? Është e vështirë, por besoj se do të hiqja dorë nga paratë dhe nuk do të firmosja fare”, tha Simeone.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri argjentinas ka një ëndërr, të drejtojë një ditë kombëtaren e vendit të tij: “Ëndrra ime është Argjentina, por pas shumë vitesh. Trajnerin e Argjentinës e imagjinoj një plak të qetë dhe të urtë. Pra, pas 12-13 vitesh.”

Simeone foli edhe për Leo Messin: “Është një lojtar që bën diferencën, por kombëtarja duhet të bëhet më e fortë.”

ME TE LEXUARAT