Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Presidenca letoneze e BE: Negociatat, test për Shqipërinë

letonPas diskutimit të projekt-rezolutave për shumicën e vendeve të Ballkanit, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka zhvilluar një shkëmbim ideshë me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, që ka presidencën gjashtë mujore të Bashkimit Europian.

Në këtë shkëmbim, Ministri i Jashtëm letonez, Edgar Rinkevics ka cilësuar, se pavarësisht krizave të mprehta me të cilat përballet Bashkimi Europian, zgjerimi vazhdon të mbetet prioritet edhe për presidencën letoneze.

Për Shqipërinë, ai është shprehur, se testi i vërtet për vendin është hapja e negociatave.

Edgar Rinkevics – Ministri i Jashtëm letonez: “Akordimi i statusit të vendit kandidat Shqipërisë vitin e shkuar ishte një vendim i merituar. Ne e mirëpresim progresin e bërë, por tani  testi më i vështirë për vendin që do të mundësonte hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE është përmbushja e kushteve të vëna”.

Edhe pse disa nga përgjigjet për zgjerimin dhe qasja ndaj politikës së fqinjësisë nuk janë lejuar që të filmohen nga kamerat, mësohet se presidenca letoneze pritet të hapë kapituj negociatash me Serbinë dhe me Malin e zi.

Hapja e negociatave të Maqedonisë mbetet ende peng i vetos së Greqisë për shkak të emrit kushtetues së Maqedonisë.

Ndërkohë, ky hap është i pamundur me Shqipërinë brenda kësaj presidence, duke qenë se vendi është larg përmbushjes së 5 kushteve të vendosura nga Komisioni Europian. Tv Klan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet