Misteret e peshkut më të gjatë në botë

Kliko per me shume info

peshku-gjateRegalecus Glesne, i njohur ndryshe si peshku-harengë apo rrem, është më i gjati në botë.

Ai duhet të jetë edhe shumë i njohur, por në të vërtetë është një nga krijesat më misterioze dhe më pak të njohura të oqeaneve.

Kliko per me shume info

Peshku në fjalë jeton në thellësi të jashtëzakonshme ku rrezet e Diellit nuk arrijnë dhe është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh ekzemplarë të gjallë në kuota më pak të thella.

Në tetor 2013 një Regalecus Glesne, i gjatë rreth 5 metra e gjysmë, u kap në brigjet e ishullit Katalina, në Kaliforni, jo shumë larg Los Anxhelesit.
Peshku ishte pa jetë por trupi i tij në gjendje të mirë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here