Kina prodhon telefonin rival të iPhone dhe Samsung Galaxy

Kliko per me shume info

telefoniiiPas konfirmimit se pasardhësi i telefonit OnePlus One do të vijë në fund të këtij viti, kanë nisur të përhapen spekulimet në lidhje me specifikat e tij.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se telefoni i ri i kompanisë kineze pritet të vijë me specifika shumë të larta dhe do të quhet OnePlus Two.

Kliko per me shume info

“Gizchina” raporton se pajisja e re do të ketë ekran 5.5 inç me rezolucion QHD (1440×2560 piksel). Ai po ashtu pritet të ketë procesor Snapdragon 810 me 4GB RAM dhe me bateri 3300mAH.

OnePlus Two pritet të ketë 32GB hapësirë të brendshme. Kamera kryesore e tij, sipas raportimeve, do të jetë 16 megapiksel, ndërsa ajo ballore 5MP.

Pasardhësi i OnePlus One përkrah rrjetin 4G dhe vjen me sistemin e ri operativ Android 5.0 Lollipop.

Asnjë nga këto spekulime nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kompania kineze.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here