Ja kush është Pranvera Ebeling, gruaja që do të transportonte drogën

Aktualitet

pranvera-ebelingKjo është Pranvera Ebeling, femra e cila dyshohet te ketë pasur rol kyç ne trafikimin e kokaines. Gruaja ne fotografi, sipas eksperteve te Prokurorisë, do te bënte transportimin e sasise se drogës drejt Gjermanisë. Policia ra ne gjurmët e saj, pasi përgjoi bisedat telefonike mes saj dhe Ilir Hysenit, i konsideruar si “truri” i rrjetit te kokainës me shtrirje ndërkombëtare. Pranvera Ebeling ende nuk është arrestuar nga policia, por Prokuroria e Krimeve te Renda ka dhënë masën e sigurisë te arrestit ne mungese. Ajo është martuar me shtetas gjerman, nga ku ka marre edhe mbiemrin Ebeling, ndërsa mbiemri i saj i vajzërisë është Aga. Gruaja bënte lidhjet e klientëve gjermane me trafikantet ne Shqipëri. Ajo i shtohet listës se te kërkuarve për trafikimin e kokainës. Dy dite pas operacionit drejtori i policisë se shtetit paralajmëroi arrestimet e reja. V+

ME TE LEXUARAT