Dyshime për drogë, dëshmitarët: Dy shqiptarët e vrarë në Holandë, me makina të shtrenjta

Aktualitet

te-vrare-holandeMediat holandeze kanë shkruar sot përsëri për vrasjen e dy shqiptarëve nga Elbasani, Florenc Tola dhe Klevis Tola.

Dy shqiptarët e vrarë sipas medieve holandeze kanë pasur kontakte në Amerikën Latine.

Ata ndërkohë dyshoheshin se kishin lidhje me një rrjet bullgar të trafikut të drogës.

“Shqiptarët kishin makina të shtrenjta dhe bënin jetë luksi”, kanë thënë dëshmitarë të cituar nga mediat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar hetimeve të policisë, banesa ku u vranë shqiptarët, ka rezultuar në pronësi të një bullgari me precedentë penalë.

Dy shtetasit shqiptarë u vranë pak ditë më parë në Roterdam. Viktimat ishin Florenc Tola dhe Klevis Tola, nga Elbasani, ndërsa i plagosur mbeti edhe Serxhio Piku që ndodhet në spital.

ME TE LEXUARAT