Zyrtare: Vladeta Kostic kryetar i Graçanicës

Kosovë&Rajon

koxticSipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fitues i garës zgjedhore në Graçanicë është kandidati i Listës Serbe, Vladeta Kostiq. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se kjo komunë shkon pa balotazh, mirëpo do pritet rezultati përfundimtarë për certifikim. “Sipas rezultateve të cilat na janë dërguar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Graçanicë, këto janë rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve. Rezultatet janë kështu: Nenad Rashiq nga PDS I ka 2241 vota apo 31.05 për qind, Shaip Berisha nga LDK I ka 121 vota apo 1.07 për qind, Dragisa Miriç nga NPK I ka 130 vota apo 1.08 për qind dhe Vladeta Kostiq nga G.I Srpska I ka 4614 vota apo 64.09 për qind”, thotë ajo.

Ajo bëri të ditur se dalja e votuesve është 37. 3 për qind

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Daka tha se janë gjithsej 7243 nënshkrime në listën përfundimtare të votuesve, nga këto të rregullta në kuti janë 7270 fletëvotime, ndërsa 294 fletëvotime janë me kusht.

Mbyllen Qendrat e votimit në Graçanicë

Në orën 19:00 ashtu edhe siç ka qenë e paraparë, janë mbyllur të gjitha Qendrat e votimit në komunën e Graçanicës. Të vetmit që kanë votuar edhe pas orës 19:00 kanë qenë qytetarët që kanë qenë brenda qendrave qysh më herët, duke pritur në radhë.

Ende nuk ka raporti për mbarëvajtjen e tërësishme të procesit të votimit, ku banorët e Graçanicës votuan për kryetarin e kësaj Komune. Të drejtë vote patën 20 mijë e 229 persona.

ME TE LEXUARAT