Kapurani: Deklaratat e PD-së janë thjeshtë një shpifje

Politikë

pirro-kapuraniDeputeti i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike përsa i përket mospagimit të faturave të energjisë elektrike. Zoti Kapurani në një prononcim për mediat deklaroi se ai nuk është debitor në pagesat e energjisë elektrike dhe ndaj akuzave të Partisë Demokratike do të përgjigjet në rrugë gjyqësore. “Lidhur përsa i përket deklaratave të PD-së, deklaratave të gënjeshtra, dua të deklaroi se nuk kamë asnjë faturë të pa paguar porsa i përket energjisë elektrike. Deklaratat e PD-së janë thjeshtë një shpifje dhe një mashtrim me qëllim politik. Përgjigja ime përsa i përket deklaratave të PD-së është se do të përballem vetëm me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin me qëllim që emrin tim ta shpie atje ku duhet”,- tha deputeti i LSI-së.

Në vijim të deklaratës së tij, z. Kapurani tha se akuzat e Partisë Demokratike janë bërë vetëm për të prishur imazhin e tij si politik dhe të forcës politike që ai përfaqëson. “Këto deklarata, janë deklarata për të përballu ose për të mposhtur mua si figurë politike dhe forcën time politike. Mesazhi im është për të gjithë politikë, larg mashtrimeve dhe shpifjeve politike”,- theksoi z. Kapurani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nga gazetarët se kur do të ndërmarrë këtë iniciativë ligjore, zoti Kapurani u shpreh se: “Shumë shpejt unë do të marrë avokatin tim dhe do të vetë në gjykatë”.

Prononcimi i plotë i zotit Kapurani

Lidhur përsa i përket deklaratave të PD-së, deklaratave të gënjeshtra, dua të deklaroi se nuk kamë asnjë faturë të pa paguar porsa i përket energjisë elektrike. Deklaratat e PD-së janë thjeshtë një shpifje dhe një mashtrim me qëllim politik. Përgjigja ime porsa i përket deklaratave të PD-së është se do të përballem vetëm me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin me qëllim që emrin tim ta shpie atje ku duhet. Këto deklarata, janë deklarata për të përballu ose për të mposhtur mua si figurë politike dhe forcën time politike. Mesazhi im është për të gjithë politikë, larg mashtrimeve dhe shpifjeve politike.

Pyetje nga gazetarët:

Kur do të ketë një veprim ligjor nga ana juaj në adresë të këtyre akuzave?

Shumë shpejt unë do të marrë avokatin tim dhe do të vetë në gjykatë.

ME TE LEXUARAT