Ja shteti që po ndërton një qytet nënujor

Kliko per me shume info

nenujor15Ideja e një qyteti nënujor nuk është e re. Kina ka shprehur e para idenë për krijimin e një qyteti nënujor. Japonia që do ta bëjë realitet një ide të tillë.
Një kompani japoneze ka shprehur interesin për të krijuar një qytet nënujor, i cili mund të ndërtohet deri në vitin 2035. Do të duhen dy a më shumë dekada deri sa ky projekt të bëhet realitet, gjithsesi është një ide interesante.
Qyteti thuhet se do të jetë më i madh se katër fusha futbolli, dhe furnizuesit e elektricitetit dhe ujit do të shtrihen në një thellësi prej 3 kilometrash.
Do të ketë hapësira për shtëpi, biznese, hotele etj. Do të jetë gjithashtu një “Fabrikë Toke” që do të riciklojë emetimet e dyoksidit të karbonit. Kompania Shimizu ka si qëllim që të shfrytëzojë sa më shumë pjesën ujore, meqë raporti i oqeaneve me kontinentet në pjesën sipërfaqësore është 2,3:1, që do të thotë se sipërfaqja e oqeaneve është 2,3 herë më e madhe se ajo e kontinenteve.
Do të jetë një punë shumë e vështirë për inxhinierët dhe arkitektët që të krijojnë një qytet të tillë, sepse, nëse diçka nuk do të shkonte ashtu siç duhet, pasojat mund të jenë katastrofike.

Kliko per me shume info

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here