Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Cristiano Ronaldo nuk e meritonte Topin e Artë”

cruyfJohan Cruyff 67-vjecari, i cili e ka fituar këtë cmim në vitet 1971, 1973 dhe 1974 këmbëngul së në mbrëmjen gala të 12 janarit duhej të vlerësohej Toni Kroos

Johan Cruyff rindez polemikat rreth çmimit të Topit të Artë, që u fitua për herë të tretë në karrierë nga Cristiano Ronaldo. Legjenda e futbollit holandez e konsideron absurd vendimin për t’ia dorëzuar këtë trofe sulmuesit të Realit të Madridit, që sipas tij, nuk bëri asgjë me Portugalinë në Kupën e Botës. 67-vjeçari, i cili e ka fituar këtë çmim në vitet 1971, 1973 dhe 1974, kur luante me Ajaxin e Amsterdamit, këmbëngul se në mbrëmjen gala të 12 janarit duhej të vlerësohej Toni Kroos, që u shpall kampion bote me Gjermaninë.

“Në nivelet më të lartë cilësitë individuale duhet të kombinohen me arritjet si skuadër. Nga ky këndvështrim, është absurde që për të dytin vit radhazi, Topi i Artë i jepet një lojtari që edhe pse ka shkëlqyer individualisht, nuk ka fituar maksimumin e trofeve. Në 2013, Bayerni fitoi gjithçka, por sërish në garën për Topin e Artë triumfoi Cristiano Ronaldo, edhe pse këtë çmim e meritonte Toni Kroos, apo dikush tjetër te kampionët e Bundesligës. Në 2014 Kroos ishte një lojtar kyç për kombëtaren që fitoi Kupën e Botës, por çuditërisht nuk ishte ndër tre kandidatët kryesore për fitimin e Topit e Artë. Ronaldo ishte krejtësisht anonim në Brazil 2014. Të jetë e qartë se këtë çmim të FIFA-s nuk mund ta konsideroj më serioz”, ka theksuar Cruyff.

Ronado la pas në garën për Topin e Artë, Lionel Messin dhe Manuel Noyer, me protierin e Bayernit që për një përqindje shumë të vogël votash përfundoi i treti pas sulmuesit të Barcelonës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.