Berisha: Qytetarët ti kthejnë reston qeverisë me të gjitha mjetet

Aktualitet

berishIsh-Kryeministri Sali Berisha gjeti rastin që pas seancës parlamentare, e para për këtë sezon të lëshojë një thirrje për protesta. “Të përdorësh energjinë si terror ndaj qytetarëve, u takon radha qytetarëve të të kthejnë reston me të gjitha mjetet që ata disponojnë. Dhe të ngrihen fuqishëm se është një mynxyrë e madhe në kurriz të tyre për shkak të aferave korruptive të Edi Ramës dhe suitës së tij. U takon mësuesve të vendit të ngrihen fuqishëm, të mos i nënshtrohen moralit të Lizave të Qeverisë. Morali i tyre është i pastër, ata kanë luajtur dhe luajnë një rol vendimtar në edukimin e fëmijëve tanë. U takon mjekëve që kanë kuruar dhe kurojnë me qindra e mijëra të sëmurë, infermireve që zbardhin me qindra e mijëra netë tek të sëmurët ti japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie që me injorancën, me urrejtjen e pakufijshme i ka vendosur ata në një terror.

Unë kam bindjen se qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë fuqishëm në të gjitha këto raste dhe kësaj qeverie që sillet me një arrogancë të paparë ti japin përgjigjen e merituar”, thekson Berisha.

ME TE LEXUARAT