Të rinjtë serbë kërkojnë nga Vuçiç të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë

Kliko per me shume info

vucicNjë organizatë joqeveritare e të rinjve serbë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), i ka dërguar qeverisë së Serbisë dy kopje të dy raporteve të OSBE-së, ku dokumentohen krimet që Serbia ka kryer në Kosovë. Ata me këtë rast në një letër bashkangjitur këtyre raporteve, i kanë kërkuar kryeministrit Alekdandar Vuçiq, që të kërkoj falje në emër të shtetit serb për krimet e kryera në Kosovë.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), organizatë joqeveritare serbe, i ka dorëzuar dy kopje të dy raporteve të OSBE-së “Kosova: siç është parë dhe treguar” kryeministrit dhe ministrave të qeverisë së Serbisë, duke i bashkangjitur edhe një letër përmes së cilës kërkohet që të pranohen krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë, sepse kjo sipas tyre do të bënte që qytetarët serbë të besonin edhe më shumë në qeverinë e tyre.

Kliko per me shume info

Këto raporte të OSBE-së dhe letra e këtyre të rinjve serbë, shkojnë në adresë të qeverisë së Serbisë, vetëm pak kohë pasi ky vend ka marrë mandatin një vjeçar të drejtimit të OSBE-së.

Në letrën adresuar qeverisë së tyre, të rinjtë serbë thonë se, me rastin e ditës së parë të kryesimit të OSBE-së nga ana e Serbisë, siç transmeton “lajmi”, i dorëzojnë dy botime të bëra pikërisht nga kjo organizatë evropiane, ku përshkruhen në mënyrë të hollësishme shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e më shumë se 13 mijë njerëzve në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Tutje në letër i thuhet Qeverisë së Serbisë se heziton të flet për krimet e kryera nga forcat serbe. Ata i përmendin edhe vizitën që kryeministri Vuçiq pati në Kosovë, e ku preferoi t’u shmanget pyetjeve për krimet e kryera nga Serbia, dhe për kërkimfaljen.

Të rinjtë serbë i kërkojnë qeverisë së tyre që të flas për krimet e kryera nga Republika e Serbisë, dhe edhe të kërkojë falje për spastrimin etnik në Kosovë. Sipas tyre, qytetarët e Serbisë do të kishin më shumë besim në qeverinë e tyre nëse ajo do të fliste publikisht për krimet e kryera nga shteti serb në të kaluarën.

Në letër, qeverisë së Serbisë i kujtohen edhe bombardimet e NATO-s së vitit 1999 nga 24 marsi deri më 10 qershor. Sipas tyre, bashkëmoshatarët e tyre janë të hutuar dhe nuk e dinë pse ato kanë ndodhur, pasi e vërteta asnjëherë nuk është thënë publikisht.

“Për shkak të heshtjes tuaj bashkëmoshatarët tanë janë të hutuar dhe ata nuk dinë asgjë për arsyen për të cilën kemi jetuar nën bomba për 78 ditë. As ju, as mediat, as mësimi në shkolla, nuk flasin për këtë çështje”.

Në letër ndër të tjera thuhet, se pavarësisht se ata janë të rinj, secili prej tyre ka dikë në familje, lagje, apo edhe mes miqve, që ishte i rekrutuar në Kosovë gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. E këta njerëz u kanë thënë atyre, se gjatë luftës në Kosovë kishte spastrim sistematik të terrenit. Ndërsa në vitin 1998, dhe sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë të njësive të ndryshme u vendosën atje.

Kjo organizatë e të rinjve serbë, në fund të letrës së saj, thotë se ata i kanë studiuar raportet e OSBE-së, të cilat ia dorëzojnë edhe Qeverisë së Serbisë, dhe shpresojnë që gjatë këtij viti, sa Serbia është në krye të kësaj organizate, Qeveria të gjejë pak kohë për t’i parë ato.
Të fundit

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here