Real Madridi rikthehet frikshëm

Sport

ronaldo-realReal Madrid pas dështimit kundër Atletico Madridit, sot ka gjetur fitoren. “Los Blancos” mundën në udhëtim Getafen më rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së 19-të të La Ligës spanjolle.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka treguar lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe shënoi golat, pasi që pjesa e parë y mbyll pa gola.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas 63 minutave lojë, ylli i madrilenëve Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin duke sjell mysafirët në epërsi prej 0-1.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra “merenguese” përmes Gareth Bale (67’) dyfishoi epërsinë në 0-2, ndërkaq, rezultatin në 0-3, e ngriti kush tjetër përveç Ronaldos (79’), i cili realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Real Madrid forcon kreun e tabelës më 45 pikë, katër më shumë së Barcelona e cila sonte luan në transfertë tek Deportivo La Coruna, kurse Getafe renditet në pozitën e 15-të më vetëm 17 pikë.

ME TE LEXUARAT