Qeveria serbe: Nuk do ta pranojë marrjen e njëanshme të Trepçës

Kliko per me shume info

treQeveria e Serbisë nuk do ta pranojë marrjen e njëanshme të Trepçës nga Qeveria e Kosovës, raportojnë mediat serbe. Sipas tyre Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë, që është pronar i shumicës së aksioneve të kësaj kompanie ka paralajmëruar sot se një gjë e tillë do ta rrezikojë procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, transmeton RTKlive.

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq, ka vlerësuar se bëhet fjalë për marrje të njëanshme dhe konfiskim të Trepçës në 100 përqind pronësisë dhe 100 përqind të drejtave të menaxhimit në këtë kompani të paralajmëruar për 2 shkurt.
Qeveria e Serbisë mendon se ky akt dëmton tërë procesin e bisedimeve në Bruksel, ka thënë Gjuriq në konferencën me gazetarë në Beograd dhe ka theksuar se nga Trepça varet e ardhmja e 4000 serbëve në Kosovë dhe rreth 20.000 anëtarëve të familjeve të tyre.
“Për diçka të tillë ekziston vetëm një fjalë – grabitje. Mos e prekni atë që është e jona”, ka theksuar Gjuriq.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, ministri i Energjetikës dhe Minierave të Serbisë, Aleksndar Antiq, ka vlerësuar se çfarëdo ndryshimi i pronësisë së Trepçës mund ta destabilizojë situatën në Kosovë. “Për ne është e papranueshme çfarë konfiskimi i njëanshëm i Trepçës nga ana e Prishtinës”, ka thënë Antiq.
Sipas ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Zhelko Sertiq, 56 përqind të kapitalit të Trepçës është në pronësi të Fondit për Zhvillim të Serbisë dhe ky kombinat ka borxhe rreth 400 milionë dollarë.
Ndërkohë, ministri i punës, Aleksandar Vulin, ka paraqitur shkresën zyrtare të Sindikatës së Trepçës në Veriun e Mitrovicës, që ka paralajmëruar se që nga nesër do të jetë në grevë, derisa të mos sqarohet pronësia e Trepçës, duke rikujtuar se është e qartë se pronar i shumicës së kapitalit të Trepçës është Fondi për Zhvillim i Serbisë. “Protesta e punëtorëve do të zgjasë derisa bisedimet për Trepçën të mos kthehen në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Vulin.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here