Graçanicë: Deri në 11:30 votuan rreth 7%

Kliko per me shume info

gracZgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, janë duke u zhvilluar normalisht dhe pa ndonjë problem të evidentuar deri më tash, kanë bërë të ditur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Për të parin e komunës së Graçanicës janë duke garuar: Vladeta Kostiq nga Lista Serbe, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresiste, Dragisha Miriq nga Lëvizja Popullore për Kosovën dhe Shaip Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kliko per me shume info

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri në orën 11:30, kanë votuar 7. 79 për qind e numrit të përgjithshëm prej 20 mijë e 229 personave, me të drejtë vote në Graçanicë, gjë që paraqet përqindje më të ulët në krahasim me periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e kaluara lokale në këtë komunë.

“Deri në orën 11:30 në komunën e Graçanicës kanë votuar 1 mijë 576 votues apo 7. 79 për qind. Nëse bëjmë n jë krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale në këtë komunë, përafërsisht deri në të njëjtën kohë, atëherë patën votuar 2 mijë e 190 votues apo 11. 41 për qind. Deri më tani, procesi i votimit në këtë komunë është duke u zhvilluar normalisht”, tha Elezi.

Ndryshe, në bazë të listës përfundimtare të votuesve të komunës së Graçanicës, sipas Elezit, numri i personave me të drejtë vote është më i madh se sa në zgjedhjet e kaluara..

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 20 mijë e 229 dhe nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet e fundit, kemi një rritje prej 606 votues apo 3.09 për qind”, shpjegoi Elezi.

Zyrtarët e KQZ kanë bërë të ditur se në orët 7:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në komunën e Graçanicës. Gjithsej janë 10 qendra të votimit me 27 vendvotime, ku procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19. Procesi i votimit, që nga fillimi është duke u zhvilluar normalisht dhe deri më tash nuk është raportuar ndonjë parregullsi.

Në anën tjetër edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se deri në orën 14:00 nuk është shënuar asnjë rast apo incident që do ta cenonte procesin zgjedhor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë Radios Evropa e Lirë se policia, si përgjegjëse për rendin dhe qetësinë publike ka ndërmarrë masat paraprake për krijimin enjë ambienti të sigurt gjatë procesit zgjedhor.

“Ju njoftojmë se në aspektin e zbatimit të planit operativ policor çdo gjë ka shkuar në pajtim me planin. Çdo gjë ka qenë në rregull dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit. Ne jemi në vazhdimësi duke e përcjellë situatën e sigurisë dhe kemi kapacitete të mjaftueshme policore në lokacionet respektove apo qendrat e votimeve dhe për çdo raportim të mundshëm të reagojmë për ndërmarrjen e masave adekuate”, ka theksuar Hoxha.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Graçanicë po mbahen pas tërheqjes nga ky post i kryetarit të mëparshëm Branimir Stojanoviq, i cili ka aktualisht është nëpostin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here