Apple teston sistemin iOS 9, ndërkohë pritet iOS 8.2 dhe iOS 8.3

Teknologji

appleApple po teston iOS 9 tek disa pajisje mobile, duke përfshirë këtu edhe versionet e reja iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Deri më tani janë 145 identifikues të veçantë për reklamuesit (IDFAs) që i përkasin pajisjeve iOS 9.

Çdo IDFA është e lidhur me një pajisje të veçantë iOS. 63% e pajisjeve të spikatura me iOS 9 janë modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, 12% janë iPad Air 2s, 12% iPhone 5s dhe 13% janë “pajisje të tjera”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pajisjet që operojnë me sistemin iOS 9 janë pikasur në të gjithë botën, duke përfshirë këtu SHBA-në, Kinën, Republikën Çeke dhe shtete të tjera, edhe pse 92% e tyre janë në SHBA.

Përveç iOS 9, Apple po punon për realizimin e të paktën dy versioneve të sistemit operativ iOS 8.x, duke përfshirë këtu iOS 8.2 dhe iOS 8.3, ku i pari do të vijë tek ora Apple Watch./express

ME TE LEXUARAT