Ortaku i Rezarta Shkurtës dyshohet si trafikant në Kanada

Showbiz

REZARTABashkëshortja e Ermal Hoxhës, njërit prej të akuzuarve kryesorë të grupit të kokainës ka një agjenci fotografike sëbashku me një person të dënuar në Kanada si trafikant droge. Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka hapur më 15 maj 2014 agjencinë fotografike “Hera Company”. Shqiptarja.com shkruan se “kjo agjenci njihej si pronë e Shkurtës por sipas ekstraktit të QKR-së, gruaja e Ermal Hoxhës zotëron vetëm gjysmën e aksioneve të kësaj agjensie. Po sipas QKR-së, “Hera Company” ka pronar me 50% shtetasin Denif Profka. Profka rezulton si person me problem me drejtësinë në Kanada ku ka jetuar disa vite. Ai është arrestuar më 5 korrik të vitit 2007 me akuzën e trafikut të drogës”.

ME TE LEXUARAT