Burrin pa punë e pa shtëpi, Rezarta Shkurta lahet në qumësht me petale trëndafili

Soft

rezarta qumeshtKa shkaktuar jo pak debate në rrjetet sociale deklarimi i sotëm i avokatit të shtetasit Ermal Hoxha, i prangosur nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Hoxha u arrestua pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Xibraku” ku u zbulua një laborator kokaine në Elbasan. Avokati mbrojtës deklaroi sot se përndryshe nga sa thotë media, Ermal Hoxha është një i papunë, nuk ka makinë dhe as shtëpi. Sipas tij, Hoxha është takuar me dy shtetasit kolumbianë që sipas prokurorisë ishin ekspertë për përpunimin e kokainës por thjesht ishte taksist i tyre. Deklarimet ngjallin reagim të fortë për shkak se mjafton të kujtosh fotot e postuara në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta që përveç jetës luksoze, lahet në vaskë me petale trëndafili dhe qumësht.

ME TE LEXUARAT