Tatimet: Pagesat që nuk do kenë gjobë nëse kryhen brenda 27 janarit

Kliko per me shume info

tatimetAdministrata Tatimore, duke marrë parasysh shqetësimit e paraqitura për vonesat në deklarime dhe pagesat e detyrimeve tatimore për periudhën Dhjetor 2014, te cilat rrjedhin per shkak te fillimit te punes se sistemit te ri elektronik te tatimeve njofton se për të gjithë deklarimet dhe pagesat e detyrimeve tatimore qe lidhen TVSH-ne, Tatimin mbi te ardhurat ne burim, taksat dhe tarifat nacionale, lojrat e fatit, renta minerare të periudhës Dhjetor 2014, që do të kryhen brenda datës 22 janar 2015, nuk do të aplikohen gjoba dhe kamatëvonesa.

Kurse per deklarimin dhe pagesat e detyrimeve qe lidhen me kontributetet e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore si dhe te tatimit mbi te ardhurat nga punesimi te periudhes Dhjetor 2014, qe do te kryhen brenda datës 27 janar 2015, nuk do të aplikohen gjoba dhe kamatëvonesa.

Kliko per me shume info

Këtu përfshihen edhe deklarimi dhe pagesa e Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për tatimpaguesit e Biznesit të vogël të cilët deklarojnë dhe paguajë për 3-mujorin Tetor –Nëntor – Dhjetor 2014.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here