Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rihanna dhe Di Caprio fotografohen sërish bashkë

rihanna-caprioLeonardo Di Caprio dhe Rihanna duket se janë me të vërtetë bashkë.
Pas zërave se ‘çifti’ është shfaqur i afërt në një festë të organizuar në mansionin e ‘Playboy’, madje edhe që kanë shkëmbyer një puthje pasionante, ata janë parë sërish bashkë në një restorant.

Aktori 40-vjeçar dhe këngëtarja 26-vjeçare janë fotografuar të mërkurën në mbrëmje teksa hynin me shpejtësi dhe ‘të maskuar’ në maksimum në një festë të organizuar në ‘Sunset Marquis’ në Hollyvvood.

Asnjëri prej tyre ende nuk e ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmin për një lidhje të mundshme dhe deri kur kjo të ndodhë, hamendësimet do të vazhdojnë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet