Punimet në rrugë, bllokohet në fundjavë kalimi në Ibë

Kliko per me shume info

tuneli-tirane-elbasanAutoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bllokimin  e qarkullimit të automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes në rrugën Tiranë- Elbasan në fashtin Ibë , duke filluar nga ora 08.00 e mëngjezit të datës 17.01.2014 deri në orën 20.00 të mbrëmjes   së datës  18.01.2015, pasi Njësia e Menaxhit të Projektit të rrugës Tiranë- Elbasan së bashku me Kotraktorin që  po kryen punime ,gjatë dy ditëve do të kryejë punime për heqjen e masës shkëmbore dhe masivin e dheut që është  shumë pranë rrugës  ekzistuese.

Meqënëse ky proces duhet të kryhet  në kushte të larta sigurie  për shkak të rrezikshmërisë    që ai  mund të paraqesë për banorët e zonës  dhe përdoruesit e rrugës , Policia Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Policisë Rendit do të marrë masa për bllokimin e rrugës duke mos lejuar të qarkullojë në këtë aks rrugor asnjë automjet, si dhe nuk do të lejojë banorët që të lëvizën në zonën ku do  kryhen punime.

Kliko per me shume info

 

Policia e Shtetit bën me dije  të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë në këtë aks rrugor gjatë fundjavës që lëvizja do kryhet nga rruga e Durrësit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here