PS, Baraj: PD duhet të jetë realiste, të mbështesë policinë kur arrin sukses

Politikë

bareDeputeti i Partisë Socialiste Besnik Baraj përmes një konferencë shtypi gjeti rastin ti bëjë një apel Partisë Demokratike referuar reagimeve të saja për operacionin antidrogë në Elbasan. “Një apel për të qenë më realiste dhe mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut. Është normale që opozita të kritikoje qeverinë, por opozita bëhet e pabesueshme kur e sulmon policinë pse ndërhyri në Lazarat, apo pse i dha fund një operacioni të fshehtë prodhimi dhe trafikimi lëndësh narkotike”, u shpreh Baraj.

Sipas tij, pyetja nuk është pse policia arriti me sukses të arrestonte dhe sekuestronte një laborator sekret droge. Pyetja është pse gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD një laborator i hapur, në natyrë, drogë, që nuk ishte mister për askënd, u la në liri të plotë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndaj, përveç debateve politike të cilat edhe pse të tepruara janë deridiku normale, të paktën në suksesin e policisë le të jemi të bashkuar pasi lufta ndaj drogës dhe krimit nuk duhet të ketë ngjyrime politike”, këmbënguli Baraj.

ME TE LEXUARAT