Kosovë, trusti fiton 67 milionë euro

Kosovë&Rajon

trustParatë e kosovarëve, për të cilat kujdeset Fondi i Kursimeve Pensionale, janë të sigurta dhe po shtohen çdo ditë. Kështu thonë zyrtarët e këtij institucioni. Ata deklaruan se për një vit, fondi u rrit për 67 milionë euro. Performanca e fondeve të investuara nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është i kënaqshëm për vitin 2014. Madje kthimi bruto nga investimet ishte rreth 67 milionë euro, ose 6.3%.

“Marrë në total për tri vjetët e fundit vlera e mjeteve pensionale nga investimi i tyre është rritur bruto për 192 milionë. Në këtë shifër pa 192 milionë euro investimet në tregjet globale financiare kanë kontribuar me 98.5%, ndërsa, investimet në Kosovë me 1.5%. Kontributet pensionale edhe gjatë vitit 2014 vazhduan rritjen duke kapur shifrën vjetore prej 129 milionë euro kontribute të arkëtuara në vitin 2013, 119 milionë euro ose 10 milionë euro më shumë se sa më 2013” ka thënë Ymer Havolli, kryetar i Bordit të Fondit Pensional.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur se cilat janë mundësitë që Trusti të investojë para në tregjet e Kosovës, Havolli tha se "Shuma maksimale e investimeve edhe sivjet do të jetë rreth 60 milionë euro. Kosova ka 432 mijë kontributdhënës, ndërsa numri i përdoruesve të Trustit më 2014 arriti në 37 mijë e 222 persona". RTK

ME TE LEXUARAT