Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu në Fier

policia-fierNjë 18-vjeçar nga fshati Drizë i Fierit, mbeti i vdekur pasditen e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Shtetasi Kosta Rustemi ka hyrë në një kabinë elektrike për të marrë skrap dhe ka rënë në kontakt me kabujt e energjisë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia” të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, është njoftuar ambulanca e Spitalit Rajonal të Fierit.
Megjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, ka qënë e pamundur të shpëtohej i riu pasi kishte humbur jetën menjëherë nga rryma elektrike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, janë njoftuar edhe familjarët për tërheqjen e trupit të viktimës nga morgu i spitalit të Fierit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet