Reagon Ilir dhe Teuta Hoxha: Skenar kundër djalit tonë, nuk ka lidhje me drogën

Aktualitet

ilir-hoxhaArrestimi i Ermal Hoxhës ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të familjes së ish-diktatorit Enver Hoxha. Përmes një letre të shpërndarë për median ata e japin versionin e tyre për atë çka besojnë se ka ndodhur dhe çfarë është e vërteta e ngjarjes.

Reagimi i plotë i familjes:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i djalit tonë Ermal Hoxha, që ndodhi dje, më datë 14-1-2015, ka për qëllim të vetëm, diskreditimin e emrit të Enver Hoxhës. Nuk është hera e parë që kjo gjë i ndodh familjes sonë.

Para katër vjetësh policia donte të implikonte djalin tjetër tonin, duke e akuzuar si pjesëmarrës në një konflikt me armë, kur ai në kohën që kishte ndodhur incidenti ishte bashkë me ne, prindërti e tij dhe me 30 të ftuar të tjerë në një festë familjare.

Po kështu, ndodhi edhe me Ermalin, që del njoftimi në media me burim nga Prokuroria, që është zënë me drogë dhe me një shumë të madhe parash në një makinë fuoristradë në afërsi të Elbasanit. Në një kohë që Ermali ndodhej në Durrës në shtëpinë e prindërve të gruas.

I njëjti skenar për ta inkriminuar. Dhe pritej që diçka të ndodhte kur Enver Hoxha në këtë 70 vjetor të Çlirimit u anatemua nga të gjitha forcat politike, të djathta e të majta. Egërsisht e quajtën monstër dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitë ia ndaluan me dhunë shtetërore. Edhe kjo që ndodhi dje, është në vazhdën e persekutimit që i bëhet familjes së tij. Tani që nipërit e tij janë bërë madhorë, persekutimi po bie mbi ta.

Urojmë që drejtësia të veprojë e pavarur nga segmented e politikës.

Ilir dhe Teuta Hoxha

ME TE LEXUARAT