HTC prodhon telefonin rival me iPhone

Teknologji

htc-himaHTC raportohet se është duke punuar në rivalin e iPhone 6 Plus të Apple-it. Hima Ace Plus është pajisja për të cilën raportohet se do të rivalizojë telefonin e suksesshëm të Apple-it.Kjo pajisje ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1440 x 2560. Ekrani i tij nuk ka fare korniza, ndërsa zmadhuesit e zërit janë të pozicionuar në krye dhe në pjesën e poshtme të telefonit.

HTC Hima Ace Plus raportohet se do të ketë procesor 2.3GHz Snapdragon 810, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme me bateri 3000mAH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamera e tij është 20 megapiksel, teksa ajo ballore për “selfie” është 4 megapiksel.

Hima Ace Plus nuk pritet të lansohet në mars përkrah telefonit të ri të HTC-së, Hima. Rivali i iPhone 6 Plusit pritet të vijë në gusht ose shtator.

ME TE LEXUARAT