Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arrestimi i nipit të Hoxhës, Doda: Pafytyrësia nuk paska fund

mesilaDeputetja e Partise Demokratike Mesila Doda reagoi per arrestimin e nipit te ish-diktatorit Enver Hoxha. Ne vleresimin e deputetes se djathte, pafytyrsia duket se nuk paska fund per nje kategori njerezish. “Horri nuk behet dot Fis. Familja e te akuazuarit per narkotrafik Ermal Hoxha, reagon sot dhe thote se akuzat behen per te diskredituar emrin e Enver Hoxhes. Me sa duket pafytyrsia nuk paska fund per disa njerez.  Besoj se nuk ka asnje nevoje per te diskredituar akoma emrin e Enver Hoxhes sepse nuk ka asnje personazh tjeter me te zi e me te urrryer ne historine e shtetit shqiptar, si njeriu qe e privoi kete vend nga gjysme shekulli histori normale njerzore, si njeriu qe vrau e dogji kombin e vet, shkak edhe sot qe ky vend vazhdon te mbetet peng i komunistve dhe krimit. Te mbrohesh pas nje mostre diktatori te vdekur eshte edhe me keq, dhe me e pamoralshme se te justifikosh krimin ordiner. Krimi me sa duket, eshte bere nje kostum qe i shkon per shtat brez pas brezi disa njerzve. Perkunder kesaj, me vijne nder mend qindra shembuj pinjollesh te dyerve te nderuara te ketij vendi, te cilet pasi u rriten internimeve e burgjeve sepse gjyshi kriminel kishte vendosur ti shprishte ADN ketij vendi dhe ti zhdukte cdo pjesez te memorjes historike, sot jane shembuj te shkelqyer ne Evrope dhe ne bote, ne art, shkence e politike. Mbesa e Musine Kokalarit kandidon per deputete ne Suedi, nipi i Enver Hoxhes kandidon per trafiqe ne Shqiperi. Shkoi haka te i zoti. Bari nuk behet dot lis, dhe horri nuk behet dot fis”, shkruan Doda ne Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet