Rama: Papa Françesku veçon shembullin e Shqipërisë

Politikë

edirama-fbKryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, sjell një mesazh që Papa Françesku ka dhënë për Shqipërinë si një shembull rrezatues të bashkimit shpirtëror të njerëzve pa dallime.

“Në takimin me përfaqësitë diplomatike të vendeve të botës në Vatikan, ku Ati i Shenjtë dha mesazhin e paqes dhe të bashkimit shpirtëror të njerëzve pa dallime fetare kundër dhunës e terrorit, ai veçoi Shqipërinë si një shembull rrezatues”, shkruan Kryeministri Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“…Kam përjetuar një shenjë të qartë se kultura e pranimit është e mundur gjatë vizitës sime në Shqipëri, një komb me shumë të rinj të cilët përfaqësojnë shpresë për të ardhmen. Pavarësisht ngjarjeve të dhimbshme të historisë së saj të fundit, vendi shquhet nga bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi që ekziston midis ndjekësve të feve të ndryshme, në një atmosferë të respektit dhe besimit të ndërsjellë në mes të katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve. Kjo është një shenjë e rëndësishme se besimi i sinqertë në Zot e bën dikë të hapur ndaj të tjerëve, të gjenerojë dialog dhe të punojë për të mirën, ndërsa dhuna është gjithmonë produkt i një falsifikimi të fesë, përdorimit të saj si një pretekst për skemat ideologjike, qëllimi i vetëm i të cilave është pushteti mbi të tjerët.”, u shpreh Papa Françesku në mesazhin e tij të paqes në Vatikan

ME TE LEXUARAT