Podolski: Vetëm Wenger e di pse nuk më inkuadronte në lojë

Sport

podolski-i-lumtur-te-arsenali_hdLukas Podolski e ka kritikuar edhe njëherë sjelljen e Arsene Wengerit për mosangazhimin e tij në skuadër.

Sulmuesi gjerman është huazuar te Interi për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa thotë se nuk e ka të qartë pse trajneri francez nuk e fuste në lojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mungesa e lojës bëri që Podolski të kërkonte një skuadër tjetër.

“Nuk kam pasur asnjë problem me Wengerin, gjërat janë fryrë (nga mediat). E vetmja gjë për të cilën e kam kritikuar është se nuk më uroi fat për në Milano”.

“Pse ndodhi kështu, vetëm ai e di. Pas Kampionatit Botëror në verë, ai tha se isha shumë i rëndësishëm për të. Kur kam luajtur, kam bërë paraqitje të mirë. Statistikat nuk gënjejnë”, ka deklaruar Podolski për Bild.

ME TE LEXUARAT