Francezi Paul Pogba ka zbuluar së nuk ka mundur ta duroj trajnerin e tij të dikurshëm në Manchester United, Ser Alex Ferguson.
“Ferguson thoshte se kishte besim te mua, por nuk më fuste kurrë në lojë. Thoshte se isha shumë i ri, por që herët a vonë do të vinte edhe momenti im.
Thjesht nuk u tregova i duruar”, tha ai. Megjithatë, mesfushori Paul Pogba e pranoi së skuadra nga “Old Trafford” është një skuadër që e adhuron mjaftë shumë.
21-vjeçari, i cili është në top formë është ndër lojtarët më të pëlqyer në botë. Interesim për këtë futbollistë ka shfaqur edhe Real Madridi.