Alfano: Të thajmë detin ku noton terrorizmi

Aktualitet

Tahiri AlfanoNë të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Alfano, i cili tha se do bashkëpunojmë me Shqipërinë për të luftuar terrorizmin, kryesisht terrorizmin fetar.

“Bashkëpunim mes dy vendeve për të luftuar së bashku ndaj fenomeneve të terrorizmit kryesisht ndaj terrorizmit me natyrë fetare. U ndodha në Paris për të marrë pjesë  në atë marshim për tu solidarizuar dhe sot jam këtu për  synimin tonë në luftën kundër terrorizmit, ku Shqipëria është pjesë e Europës dhe të përfshihet në luftën kundër terrorizmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pjesë e botës mund të konsiderohet si një strehë ku mund të stërviten luftëtarët e huja dhe më pas shkojnë luftojnë në zonat e konfliktit.

Ne propozojmë të krijojmë një skuadër biletarele mes dy shteteve për të shkëmbyer në mënyrë të shpejtë informacionet dhe për të mësuar në kohë reale çfarë ka të bëjë me terroristët dhe terrorizmin.

Ta nisim nga Shqipëria dhe Italia por janë të mirëpritur dhe shtete të tjera

Jemi dakord që të nisim një takst force mes dy policive tona për të shkëmbyer infomacione dhe për të bërë që dy qeveritë të konsiderohen si qeveri me një unitet konkret që të luftojnë terrorizmin dhe që thajmë detin ku notojnë terroristët”

ME TE LEXUARAT