Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Refuzohet kërkesa për rikthimin e Sheshelit në Hagë

sheshe;Këshilli Shqyrtues i Tribunalit të Hagës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për kthimin në burgun e gjykatës në Hagë të Vojisllav Sheshelit, përkohësisht në liri për arsye të gjendjes shëndetësore të tij.

Në vendim po ashtu theksohet se Këshilli Shqyrtues është deklaruar jokompetent për kërkesën e Sheshelit që të dënojë kryeprokurorin Serge Bramerc “për shkak të sjelljeve të palejueshme”.

Gjyqtari Madaje Nijang i porsaemëruar ka qenë kundër vendimit të shumicës.

Shesheli më 12 nëntor ishte lënë i lirë përkohësisht për shkak të gjendjes shëndetësore, për të vazhduar mjekimin në Beograd.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info
1 Comment
  1. shqiptari says

    Serbia kujton se po i bën nder vetes me këtë kriminel! Mesa duket millosheviçat paguajnë mirë Hagën që ti shpëtojë burgut ky kafshë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.