Real Madridi, klubi më i mirë në botë për vitin 2014

Sport

Real-MadridKampioni i Europës dhe botës, Real Madridi, është shpallur klubi më i mirë në botë për vitin 2014.

Pas triumfit të Cristiano Ronaldos në garën për Topin e Artë, Real Madridi ka marrë edhe një lajm tjetër të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kampioni i Europës dhe botës, Real Madridi është shpallur klubi më i mirë në botë për vitin 2014 nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e Historisë dhe Statistikave (IFFHS), shkruan gazeta spanjolle gazeta AS.

Real Madridi kryeson renditjen me 381 pikë, duke lënë prapa vetes Bayern Munichun me 276 pikë.

Në vendin e trete ka dale Atletico Madrid me 267 pikë, ndersa Barcelona është e katërta me 251 pikë.

Pas Barcelonës renditen Atletico Nacional, Juventus, Arsenal, Napoli, River Plate dhe Salzburg.

 

 

ME TE LEXUARAT