24-vjetori i PD Lezhë, Paloka: Mafia po drejton vendin, Tahiri shofer i Shullazit

Politikë

palokaTeksa festonte me demokratët e Lezhës 24-vjetorin e themelimit të partisë në këtë qytet, numri dy i PD-së, Edi Paloka, nuk shmangu dot komentet për ngajrjet e fundit të kronikës, ku sipas tij të gjithë e dinë se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shoferi i Emiliano Shullazit.

”Largimi nga baza, indiferenca dhe jo rrallë edhe arroganca ndaj militantëve të PD, bëri që një pjesë jo e vogël e qytetarëve shqiptarë të mbeten të pakënaqur nga ne. Saimir Tahiri të gjithë e dinë në Tiranë, sepse e kanë parë është shoferi i Emiljano Shullazit”, tha Paloka

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq deputeti i qarkut të Lezhës dhe kreu i PD së degës bënë thirrje për bashkim të demokratëve si mënyra e vetme për të fituar zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Lezhë ishin të pranishëm edhe protagonist të hershëm dhe të vonë të kësaj force politike.

ME TE LEXUARAT