Google përgatit risinë: Përkthim në kohë reale

Kliko per me shume info

googlMicrosoft së fundmi ka prezantuar shërbimin e përkthimit në kohë reale në Skype, dhe tani duket se Google Translate do të merr një funksion të ngjashëm, gjithashtu.

Sipas një raporti nga New York Times thuhet se aplikacioni telefonik në Android i Google Translate është gati për të marrë një përditësim të ri dhe të rëndësishëm, dhe kjo do të sjellë një funksion të ri të përkthimit në kohë reale, që do të mund të përdoret nga telefonat mobil që bazohen në sistemin e saj operativ.

Kliko per me shume info

Në këtë moment, Google Translate ofron përkthime të shkruara deri në 90 gjuhë, ndërsa përdoruesit gjithashtu mund të dëgjojnë përkthimet e folur në aplikacion.

Kur versioni i ri i Google Translate të jete gati, aplikacioni do të jetë në gjendje të njohe dikë duke folur në një gjuhë tjetër, dhe do ta përkthejë atë çfarë ka thënë ai person në tekst të shkruar.

Google do të sjellë edhe veçori të tjera në aplikacion, që do të përfshijë aftësinë për të përkthyer tekstin e huaj në gjuhën e përdoruesit duke përdorur kamera; për shembull ju do të jeni në gjendje për ta drejtuar kamerën drejt një shenjë në rrugë dhe aplikacioni do ta përkthehejë përmbajtjen e shenjës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here