Cmimet e FIFA, Ronaldo fiton "Topin e Artë" për herë të tretë

Sport

ronaldo2015Per here te trete ne karrieren e tij, portugezi Cristiano Ronaldo eshte fitues i "Topit te Arte".

Ai la pas konkurentet Lionel Messi dhe Manuel Neuer duke fituar cmimin e Topit te Arte per vitin qe kaloi 2014.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas votimit te zhvilluar Ronaldo ka marre numrin me te madh te mbeshtetesve duke u bere keshtu fitues i ketij titulli per here te trete.

Trajneri me i mire

Trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Low ka fituar çmimin si 'trajneri më i mirë i vitit' duke e mposhtur Ancelottin dhe Simeonen të cilët ishin gjithashtu në garë për këtë çmim.

Ai ka arriti suksese me Gjermaninë duke e fituar Kupën e Botës që u mbajt në vitin 2014 në Brazil.

ronaldoMe heret gjate ceremonies, FIFA ka vendosur të publikojë formacionin me lojtarët më të mirë të vitit, i njohur ndryshe si 'FIFA Fifpro World XI'.

Në këtë formacion në fazën e mbrojtjes, janë përfshirë lojtarët si David Luiz dhe Thiago Silva. Ramos dhe Lahm kanë qenë të pritur.

Në portë është portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Portier: Neuer

Mbrojtësit: Lahm, Ramos, David Luiz, Thiago Silva

Mesfushorë: Iniesta, Di Maria, Kroos

Sulmues: Messi, Ronaldo, Robben

Formacioni: Neuer, Lahm, Ramos, David Luiz, Thiago Silva, Iniesta, Di Maria, Kroos, Messi, Ronaldo, Robben

Ronaldo: I dua në skuadrën time Lionel Messin dhe Manuel Neuerin

Portugezi Cristiano Ronaldo ka lavdëruar dy kundërkandidatët për “Topin e Artë”, Lionel Messin dhe Manuel Neuer.

Sulmuesi i Real Madridit, ka bërë me dije se i dëshiron në skuadër të dy këta futbollistë.

“Do të ishte një gjë e shkëlqyer nëse unë, Neueri dhe Messi do të ishim pjesë e një skuadre. Dua që këta dy rivalë të sotëm të bashkohen me skuadrën time”, ka thënë Ronaldo, vetëm pak kohë para se të njoftohet fituesi i “Topit të Artë”.

Goli me i bukur i vitit 2014

Goli më i bukur, “Puskas Award 2014” ishte ai i James Rodriguez, shënuar në botërorin e Brazilit në ndeshjen Kolumbi-Uruguaj.

ME TE LEXUARAT