Xhihadistja e parë italiane, gruaja e një shqiptari

Aktualitet

xhihItaliania e pare e gatshme qe te vdesë per Allahun është gruaja e nje shqiptari nga Kosova. Maria Giulia Sergio e cila tashme eshte konvertuar ne myslimane me emrin Fatima Az Zahra, ka qene e martuar me nje ndjekës te imamit Shefqet Krasniqi i arrestuar ne Kosove shtatorin e vitit te kaluar nen akuzën e rekrutimit te xhihadisteve per t’i dërguar ne Siri. Rasti i 27-vjeçarjes nga Napoli e cila dyshohet se i është bashkuar xhihadisteve ne Siri, është përmendur edhe nga Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano gjate nje raportimi ne senat. Mediat italiane tregojnë edhe mënyrën se si Maria Giulia arriti te bashkohej me grupin e xhihadisteve shqiptare ne Siri. Pas ndërrimit te banesës, e reja ra ne kontakt me nje shqiptar ne xhaminë e Treviglios me te cilin 27-vjeçarja nga Napoli do te martohej. Çifti i sapo martuar do te jetonte ne zonën e Grossetos ku ishin nen ndikimin e mësimeve te islamit radikal te Imamit Shefqet Krasniqi dhe Imamit nga Bosnja Bilal Bosnic. Sipas mediave italiane, ne vitin 2013 karabinierët zbuluan se Maria Giulia nëpërmjet Turqisë ishin arratisur ne Siri se bashku me te shoqin ku i ishin bashkuar nje grupi xhihadistesh shqiptare. Vizionplus

ME TE LEXUARAT