Rama në TV francez: Bashkëjetesa fetare, rruga e vetme drejt Europës

Politikë

rama-tv-francezPrania e delegacionit shqiptar në marshimin e Paqes tërhoqi vëmendjen edhe të mediave franceze. Kater perfaqesues te komuniteteve te ndryshme fetare nga Shqiperia u bashkuan ne marshimin kunder sulmeve terroriste.

Kryeministri Rama ishte i ftuar në studion e televizionit “France 24” ku tha se bashkëjetesa fetare është e vetmja rrugë për Europën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama tha se propozimet për tu tërhequr nga projekti i Bashkimit Europian dhe për të mbyllur kufinjtë secili, është vetëvrasës. Sipas tij ky do të ishte fundi, jo i Europës, por i jetës së përbashkët, të botës demokratike. Kryeministri Rama shpjegoi edhe simbolikën e tre lapseve me ngjyrë të vendosur në xhepin e kostumit të tij, me rastin e marshimit të paqes.

Kryeministri shqiptar tha se Europës i duhet shumë më tepër koordinim përsa i përket sigurisë dhe bashkëpunimit mes vendeve.

ME TE LEXUARAT