Facebook do të bëhet 'me zë"

Teknologji

facebook-zeThemeluesi i facebook Mark Zuckerberg vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij teknologjike. Së fundmi themeluesi i Facebook, pasuria e të cilit vlerësohet në shifra me nëntë zero, bleu “Wit.ai” themeluar vetëm një vit e gjysmë më parë.

“Wit.ai” nuk është shumë e njohur, por përse i hyn në punë Zuckerberg kjo? Ajo ofron një shërbim të veçantë në treg, të ngjashëm si Siri tek produktet Apple, Cortana tek sistemet Windows të Microsoft apo Google Now tek sistemet Android.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo mjafton për të kuptuar se në një të ardhme, ndoshta jo shumë të largët, Facebook ‘do të bëhet me zë’, pra do të ketë Siri-n ose Cortana-n e tij. Vetë themeluesit e “Wit.ai”, Alexandre Lebrun, Willy Blandin dhe Laurent Landowski njoftuan këtë në blogjet e tyre zyrtare.

“Ky është një hap i madh përpara në realizimin e vizionit tonë. Facebook ka burimet dhe talentin për të na ndihmuar që të ecim përpara. Misioni është të lidhim me përvoja të reja cilindo prej 1 miliard e 300 milion përdoruesve të platformës sociale”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT