Prokuroria i “kërkon llogari” policisë për dy dosjet e pa zbardhura të “21 janarit”

Aktualitet

21janar14Në prag të përvjetorit të tretë të 21 janarit, prokuroria ka thirrur në një takim analizë drejtuesit dhe zyrtarëte policisë në lidhje me dy dosje ende të pazbardhura mbi këtë ngjarje.

Takimi që do të mbahet javën e ardhshme mësohet se ka për objekt hetimet për autorin e vrasjes së shtetasit Aleks Nika, nga Lezha, që u qëllua me një plumb në kokë, por që për shkak të dëmtimeve të predhës, nuk u sqarua asnjëherë se cila armë e kishte goditur atë.

Dosja e dytë bën fjalë për dhunën e policisë dhe të Gardës së Republikës ndaj demonstruesve pas protestës së 21 janarit kur mendohet se ka pasur arrestime e shoqërime të dhunshme të qytetarëve dhe keqtrajtime të tyre në 6 komisariatet e policisë së kryeqytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa muaj më parë prokuroria ia delegoi policisë këto dy dosje duke lënë detyra konkrete për gjetjen e autorëve pasi mungonin provat e nevojshme.

Analiza është thirrur në prag të përvjetorit të 21 janarit por edhe menjëherë pasi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein takoi familjarët e të vrarit Aleks Nika, e vetmja vrasje e 21 janarit, e mbetur ende pa autor.

21 janariNë demonstratën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011 mbetën të vrarë shtetasit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Për këtë ngjarje, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi u dënua me një vit burg ndërsa ish shefi i shtabit të Gardës Agim Llupo me 3 vjet burg. Çështja është ende e hapur në gjykatën e Lartë ku prokuroria ka bërë rekurs.

ME TE LEXUARAT