Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD: Shullazi prishi mitingun e PS por u arrestua në 2011

selia-pd2015Partia Demokratike dënoi me forcë qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama duke insistuar se ai prej një jave sulmon opozitën, por nuk gjen asnjë moment për të dënuar kërcënimin që i është bërë Kryetarit të Partisë Demokratike nga banditi Emiliano Shullazi.

“Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte këtë ngjarje, më e pakta, e të distancohej nga ajo. Por ashtu si edhe me sulmin ndaj opozitës në parlament, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon opozitën. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit. Opinioni publik është fare i qartë për ngjarjet mbi të cilët Edi Rama tenton të hedhë mjegull, si dikush që e ka humbur davanë”, thekson deklarata e PD.

Sipas demokratëve, Emiliano Shullazi është arrestuar disa herë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, dhe ka vuajtur dënime. “Sic provohet edhe nga arkivat e medias dhe të drejtësisë, ai u arrestua edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe u dënua me burgim. Fakt është se Emiliano Shullazi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte njeriu kryesor i shtabit elektoral të Saimir Tahirit, dhe janë qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dëshmitarë okularë për afërsinë dhe shoqërimin e tij me Ministrin e sotëm të Rendit. Sic është fakt, se Emiliano Shullazi u lirua menjëherë pas përplasjes së përgjakshme në zemër të Tiranës, 5 ditë më parë, me të vdekur e të plagosur. Sic është fakt se oficerë të forcave speciale ishin në radhët e bandës së tij. Sic është fakt lehtësia që gëzon ai për të kërcënuar fjalën e lirë, opozitën dhe kreun e saj. Këto pra janë faktet që tregojnë për mbështetjen dhe lidhjen që ka kjo bandë me Edi Ramën, Saimir Tahirin e kompani”, nënvizon deklarata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. tokesori says

    ….sic eshte FAKT qe u vrane 26 veta ne Gerdec, dhe vrasesit jane te lire, sic eshte Fakt qe u vrane 4 veta ne 21 janar dhe vrasesi eshte deputet, dhe terheq prej hunde nje opozite te tere,…..

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet