Krerët e Komuniteteve Myslimane në rajon dënojnë ashpër sulmin në “Charlie Hebdo”

Bota

xhamiPas sulmit të fundit terrorist në zyrën e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në Paris, ku mbetën të vdekur 12 persona, përfshirë dhe pjesëtarë të stafit të saj, ka ardhur edhe reagimi i Bashkësive Islame të vendeve të rajonit. Drejtuesit e tyre njëzëri kanë dënuar ashpër këtë sulm.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka konsideruar ngjarjen si një nëpërkëmbje ndaj çdo vlere njerëzore. KMSH ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit terrorist në zyrën e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke dënuar ashpër sulmin dhe duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e kësaj ngjarjeje, raporton Anadolu Agency (AA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në reagimin zyrtar të KMSH-së thuhet se dënohet me ashpërsinë më të madhe ky akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje. “Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale. Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore”, thuhet në reagimin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë .

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë iu shpreh gjithashtu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit francez, si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës dënoi ashpër aktin terrorist ndaj qytetarëve të pafajshëm të Francës, gazetarëve të revistës "Charlie Hebdo" në Paris. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, për Anadolu Agency (AA) tha se Islami ndalon vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe se nuk duhet keqpërdorur feja. "Qëndrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës është edhe qëndrimi i besimit islam. Islami ndalon çdo vepër penale, çdo vrasje, keqtrajtimin e njerëzve të pafajshëm. Për këtë arsye qëndrimi ynë është të ndalohet vrasja e njerëzve të pafajshëm në emër të fesë, të mos abuzohet me Islamin për vrasjen e njerëzve, sepse Islami është fe e paqes, harmonisë, bashkëjetesës, besim ky, i cili u bën thirrje njerëzve që të respektojnë besimin e njëri-tjetrit. Edhe vet fjala Islam donë të thotë paqe, dashuri dhe harmoni midis njerëzve”, tha Myftiu Tërnava.

Tërnava dërgoi ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre në Francë dhe tha se, kushdo qoftë në botë, nuk duhet gjykuar Islamin, duke u bazuar në ato që bëjnë armiqtë e Islamit.

Reis-ul-ulemau i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziç ka dënuar sulmin e ndodhur në redaksinë e "Charlie Hebdo" në Paris, ku në reagimin e tij për AA, Reis-ul-ulema ef. Fejziç theksoi se një nga problemet me të cilat përballet Evropa është nivelin në rritje i islamofobisë.

"Islami është fe e paqes, Islami është diçka që e ka pasuruar botën. Islami është kulturë, qytetërim, një sistem i jetës. Asnjë akt i vetëm terrorist nuk është bërë në emër të fesë. Mirëpo, Islamofobia është e pranishme në Evropë. Në çdo korpus mund të ketë individë të cilët nuk paraqesin imazhin ose përfaqësimin e vërtetë të fesë. Siç thotë fjala popullore: "Çdo trëndafil ka gjemb e saj", tha Fejziç. Ai përmendi shembullin e Norvegjezit Breivik, i cili vrau dhjetëra njerëz.

"Breivik nuk është musliman. Nuk mund ta dënojmë Oslon si qytet, as Norvegjinë si shtet, as fenë e tij me atë që ka bërë. Madje as familjen e tij nuk mund ta lidhim me atë që ai e bëri. Por kur ndodhi rasti Breivik, kërkoheshin shkaqe tjera, sëmundje mendore dhe të ngjashme ", tha Fejziç.

Për këtë ngjarje reagoi edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), e cila dënon sulmin në zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, ku kreu i BFIM-së, Sulejman ef. Rexhepi tha se institucioni që ai drejton gjithmonë ka qenë kundër keqpërdorimit të fesë për këto qëllime kriminale. Në një komunikatë për shtyp BFIM dënon ashpër sulmin terrorist në Paris, në të cilën thuhet se: “Në bazë të parimeve Islame ne i gjykojmë këto veprime, të cilët i plasohen opinionin nëpër mediume sepse fshehtësitë i din vetëm Allahu Fuqiplotë dhe nëse kjo ka ndodhë ashtu siç plasohet, ky veprim është larg parimeve Islame dhe mësime që burojnë nga Kurani Famëlartë”.

BFIM po ashtu bën thirrje, që të gjithë kriminelët e cilës do ngjyre, kombi apo besimi të nxirren para drejtësisë sepse BFIM është e bindur që në botë nuk ka asnjë religjion që do të arsyetonte këto veprime.

Reisi Kavazoviç, kreu i Bashkësisë Islame të BeH gjatë predikimit të hutbes së djeshme, falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë për të drejtat e njerëzve për të jetuar me besimin dhe dinjitetin e tyre.

"Ky krim i tmerrshëm kundër njerëzve dhe urrejtja ndaj muslimanëve, e cila në shoqëritë tona tanimë një kohë të gjatë ushqehet, për fat të keq, kaluan në dhunë. Krimi në Paris dhe përhapja e urrejtjes kundër myslimanëve nuk duhet të na paralizojnë. Duhet të qëndrojmë së bashku për të kapërcyer të keqen, urrejtjen, errësirën dhe frikën që dëshirojnë t'na e imponojnë nga të dy anët. Në këto trazira, na gëzoi gjesti i njerëzve nga njëra prej katedraleve më të rëndësishme në botë (në Këln, Gjermani), të cilët fikën dritat e katedrales në shenjë proteste kundër përhapjes së urrejtjes dhe islamofobisë. Na gëzojnë edhe tubimet e qytetarëve në Suedi kundër djegies së xhamive dhe urrejtjes ndaj myslimanëve në këtë vend të madh. U bëj thirrje muslimanëve të bashkohen në këto përpjekje, në luftën për lirinë dhe dinjitetin e çdo qytetari të Evropës”, tha Reis ul Ulema Husein ef. Kavazoviç, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që ka anëtarë të gjithë feve që refuzojnë ekstremizmin dhe dhunë

ME TE LEXUARAT