Kapet në Greqi i kërkuari, përdhunoi 13-vjecaren në Mirditë

Aktualitet

policia-kamzeArrestohet në kryeqytetin grek Athinë 43-vjeçari Luan Lleshi, shqiptar i akuzuar si autori i përdhunimit të 13-vjeçares S.D në Prosek të Mirditës, në muajin shtator 2014

Policia informon se Luan Lleshi u prangos mëngjesin e së shtunës, 10 janar 2015, në një lokal në Athinë.

Policia e Lezhës kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij dhe ka bashkëpunuar me policinë greke, duke bërë të mundur edhe arrestimin e 43 vjeçarit.

Në shtator të vitit 2014 Luan Lleshi u denoncua nga familjarët e të miturës se ka përdhunuar një 13-vjeçare, nxënëse e klasës së tetë, ndërsa kishte mundur që të largohej duke ju shpëtuar prangave të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë qenë prindërit e vajzës së mitur të cilët kanë denoncuar në polici ngjarjen që shokoi mbarë opinionin publik, ku pas verifikimëve të kryera rezultojë se 43 vjeçari kishte kryer marëdhënie seksuale me të miturën, e cila ishte në klasë me një prej fëmijëve të përdhunuesit.

Sipas policise, 43-vjeçari Luan Lleshi do të ekstradohet nga Greqia në vendin tonë, ndërkohë që gjykata ka dhene masen arrest me burg në mungesë, ndaj tij.

ME TE LEXUARAT